Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës

Rama, deklaratë për 3 policët e rrëmbyer, sërish kundër reagimit të Prishtinës

90
0
Shares

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në Twitter ka kundërshtuar edhe sot masat që mori qeveria e Kosovës pas provokimit serb në kufirin verior të Kososvës ku u rrëmbyen nga ushtarakë serbë 3 policë të këtij vendi. I qëndrojmë deskalimit imediat, thotë Rama pas bllokimit të mallrave serbe rë hyjnë në Kosovë.

Postimi i Ramës:

Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat! m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY