“Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi...

“Bashkimi i dy dosjeve, shenjë e keqe dhe e rëndë për Edi Ramën”

138
0
Shares

Bashkimi i dy dosjeve të McGonigal është një ogur edhe më i zi për Edi Ramën, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha.

Deklarata: Të dy këta autokratë, Vuçiçi fliste dje për luftë, ky vendoste sanksione ndaj Kosovës, bëjnë gjithçka për mbijetesën e tyre pasi atij Beogradi i është derdhur në luftë, kundër autokracisë dhe lidhjeve të tij me banda si Belivuku, kurse ky tjetri ka Belivukët e tij, por ka mbi të gjitha aferën McGonigal, për të cilën ka vetëm një alternativë, të shkojë të japë llogari përpara drejtësisë amerikane.

Përveç kësaj, bashkimi i dy dosjeve është një ogur edhe më i zi. Mos harroni se Oleg Deripaska, një nga shtyllat kryesore të zbulimit të Kremlinit jashtë Rusisë, ka pasur në Shqipëri 6 sipërmarrje dhe është paguar deri ën fund të vitit 2022.
Prandaj ky agjitim i pakontrolluar i tij, i shfazuar plotësisht, janë dëshmi e halleve që ka krijuar ky person vetes së tij me qëllimet e padenja, të turpshme dhe uroj që sa më shpejt të marrë përgjigjen. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY