“Mos hidhni lekë te Porti i Durrësit se është një skemë piramidale”

“Mos hidhni lekë te Porti i Durrësit se është një skemë piramidale”

378
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi sot nga investitorë të ndryshëm të mos hidhnin lekë për të blerë në projektin e Portit të Durrësit se është një skemë piramidale.

Argumentat:

Gjykata Kushtetuese për herë të parë në historinë e ekzistencës së saj, mbyll dyert kur shqyrton dokumentet për një çështje.
Çështja është Porti i Durrësit, që përbën aktin më të madh korruptiv sot në Europë, çështje e cila është sanksionuar në rezolutat e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian.

Ato janë miratuar dhe ne kemi vlerësuar shumë grupin e deputetëve që i ka paraqitur ato amendamente, të cilët konstatojnë se akti është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, marrëveshja e vetme bazë kontraktuale e Shqipërisë me BE, e detyrueshme për të zbatuar nen për nen.
Konstatohet nga parlamentarët europianë se janë shkelur të gjitha parimet e prokurimeve, e konkurrencës dhe lirë dhe janë shtuar dyshime të tjera.

Ka pasur një përpjekje të turpshme të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, që të përfshijnë edhe NATO-n në këtë aferë, duke i kërkuar NATO-s që ajo të angazhohet për portin e ri në Porto Romano, në një kohë që Porti i Durrësit prej dhjetëra vitesh është edhe port ushtarak.
NATO e ka bërë të ditur se nuk plotësohen kushtet për angazhimin e saj, e ka kuptuar se bëhet fjalë për një vepër mafioze të Edi Ramës.

Ne do e ndjekim në Gjykatë Kushtetuese, në Strasburg dhe paralajmëroj qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mos vendosin lekë aty pasi është një skemë piramidale. Ortaku i Ramës është në hetim në Indi, prandaj të mos shpenzojnë lekë në projekte fantazmë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY