EMRI/ Arrestohet si pjesë e grupit kriminal, ish shoferi i Ardi Veliut

EMRI/ Arrestohet si pjesë e grupit kriminal, ish shoferi i Ardi Veliut

291
0
Shares

SPQK ka arrestuar sot Sokol Idrizaj, ish shoferin e kreut të dikurshëm të policisë, aktualisht shef i inteligjencës policore, Ardi Veliu.

Shofwri i tij u arrestua bashkë me një familjar tjetër me akuzën e vjedhjes në vende perëndimore.

SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për disa persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal. Bëhet fjalë për 12 urdhër-arreste, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të ndryshme.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuza të ndryshme, si pastrim të produkte të veprës penale, kontrabandë të mallrave ne kuadër te grupit kriminal.

Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave. Mes të arrestuarve dhe 2 policë nga porti i Durrësit, ku dyshohet se janë futur këto sende.

Operacioni u finalizua pas mbërritjes së një letërpososie nga Franca ku dyshohet se ish-shoferi i Veliut, Sokol Idrizaj dhe familjarë të tij janë përfshire në pastrim të produkteve te veprës penale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY