Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka apeluar masën e arrestit në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dako nepermjet avokatit te tij mbrojtes i është drejtuar Apelit të Posaccëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë së Durrësit në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca. Vangjush Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaccme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate.
E para në lidhje me dhënien e lejës për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshi me ligjin dhe tenderi për ekspertizën e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/