6 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

6 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi

45
0
Shares

Partia Europa Tani e Presidentit Jakov Milatoviç fiton zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi me 26 përqind të votave ose 23 mandate deputetesh, nga 80 vende që ka Parlamenti.

E dyta renditez Aleanca Së bashku me kryesuese DPS-në e ish-presidentit Gjukanoviç me 22 mandate, pastaj koalicioni Për të ardhmen e Malit të Zi me 13 mandate dhe koalicioni Demokratë dhe Ura e Dritan Abazoviç me 11 mandate.

Dy listat e shqiptarëve në këto zgjedhje kanë nxjerrë  3 mandate deputetësh.

Genci Nimanbegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj. Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit Milo Gjukanoviç ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Lideri i Lëvizjes Evropa tani, Milojko Spajiç, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që qeveria të formohet shpejt. Ai tha se në zgjedhjet e parakohshme është arritur një fitore e madhe dhe se do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta për formimin e qeverisë së re.

Spajiç tha se e kishte deklaruar qartë se nuk do të bënte koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Zgjedhjet e fundit në Malin e Zi treguan se partitë pro evropiane morën mbështetjen më të madhe të qytetarëve ndërsa mbështetje të ulët patën ato, por serbe dhe pro ruse.

Qeveria e re e Malit të Zi kërkon mbështetjen e të paktën 41 deputetëve nga 81 që ka parlamenti. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 56.7% ndërsa dy muaj më parë në zgjedhjet presidenciale i kaloi 70%. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY