Kryeministri Kurti deklaroi sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, se Kosova është në bashkërendim me ndërkombëtarët, për të siguruar rend dhe ligj.
Ai deklaroi se Kosova qëndron në partneritet me SHBA dhe BE.
“Kosova i qëndron pas SHBA-së dhe BE-së, politikës anti-Putin vlerave demokratike për të ardhme pa luftë. Qeveria jonë është aleat i pakompromis edhe i Amerikës edhe i BE-së. Rruga përpara për deeskalim dhe normalizim nënkupton ndalimin e menjëhershëm të dhunës nga bandat kriminale ndaj Policisë, ushtarëve të NATO-s e gazetarëve. Në përputhje me largimin e këtyre bandave dhe arrestimin e tyre, prania e Policisë së Kosovës do të mund të zvogëlohej. Dialogu për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe aneksit të 18 marsit në Ohër, duhet të intensifikohet”, – tha kryeministri Albin Kurti në takim me struktura drejtese të Vetëvendosjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/