Escobar zbut deklaratat për Kurtin: Kryeministri i Kosovës është partneri ynë!

Escobar zbut deklaratat për Kurtin: Kryeministri i Kosovës është partneri ynë!

125
0
Shares

Atëherë kur thuhej se do të kishte sanksione të reja për Kosovën dhe shpallje non grata për krerët e saj, nga SHBA vijnë tone më të zbutura, raporton lapsi.al.

“Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është partner i vështirë, por është partner. Kosova është partneri ynë. Serbia është partneri ynë. Pra, në të ardhmen duam të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe përmirësimin e marrëdhënieve që kemi me Serbinë”.

Këto janë fjalë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në një intervistë për Zoran Korac, themelues dhe drejtor i Institutit për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore (IPESE) me seli në Beograd.

Sipas Escobar që dukshëm ka zbutur gjuhën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të avokojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe ta shohin atë si një zonë me mundësi të jashtëzakonshme që duhet të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian. “Nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin një rol më të madh në vendimmarrje, deri në vitin 2030, i gjithë rajoni do të ishte brenda Bashkimit Evropian”, – tha Escobar. a.b&lapsi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY