Shqipëria aktualisht ka ligjin antimafia, ligj të cilit i nënshtrohen pasuritë e botës së krimit apo të lidhurit me ta. Mes tyre edhe lidhjet e ngushta, të familjes, gjakut apo krushqis.
Për herë të parë kodi penal i ri që po diskutohet, fut konceptin e konfiskimit tek të tretët sipas nenit 74.
Çfarë thotë ky nen?
1. Konfiskimit i nënshtrohen edhe produktet ose pasuritë e tjera, vlera e të cilave u korrespondon këtyre produkteve, të cilat janë transferuar tek persona të tretë nga autori i veprës penale, ose që personat e tretë kanë blerë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga autori, me kushtin që personat e tretë të kenë ditur ose duhej të kishin ditur që qëllimi i tjetersimit të pronësisë ose i blerjes ka qenë shmangia e konfiskimit, duke u bazuar në fakte dhe rrethana konkrete, si dhe kur transferimi ose blerja është bërë falas apo kundrejt një vlere shumë herë më të vogël sesa vlera e tregut.
2. E njëjta masë vendoset edhe ndaj sendeve apo pasurisë qërrjedh nga kryerja e veprës penale, është produkt apo mjet i kryerjes së saj, kur ato gjenden tek persona të tretë për çfardolloj arsye.
3. Konfiskimi sipas paragrafit të parë të këtij neni nuk cënon të drejtat e palëve të treta që janë në mirëbesim. a.r
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/