“Basha nuk mbrojti votat se mendonte të bënte koalicion me Ramën, prandaj erdhëm te kjo farsë e tmerrshme sot”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një komunikim në rrjete sociale.
Biseda:
Ky proces nuk është tërësisht në duart tona sepse ky proces varet nga procedura, të cilat janë jashtë kompetencave të PD-së dhe janë në duart e institucioneve.
Ky proces duhet të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, por ka etapa që kalojnë nëpërmjet KQZ-së, KAS-it dhe Gjykatës Elektorale.
Ka dokumente të shumta, të panumërta, të cilat janë jo në arkivat e PD-së, por në arkivat e KQZ-së.
Ato kërkojnë kohë për t’u bërë gati dhe për t’iu dhënë forcave politike sipas kërkesave, kërkojnë vullnet që të mos fshihen.
Pra, kemi të bëjmë me një analizë shumë të rëndësishme të listave milionëshe elektorale, të emrave, të adresave. Është një proces realisht kompleks.
Por dy gjëra dua të theksoj. Ky proces po ecën dhe po ecën me sukses.
Së dyti, gjatë kësaj kohe në komunikimet e mia me qytetarët, por dhe me demokratët, konstatoj se në disa raste, më sugjerohet që të mos merrem me këtë proces. Konstatoj se ka demokratë që ndjehen, do të thosha jo të kënaqur nga fakti që ne flasim dhe denoncojmë vjedhjen e votave dhe farsën elektorale, pasi ata shprehen se kjo është një praktikë që PD e ka bërë të zakonshme tashmë.
Dua të bëj një sqarim këtu. Ka disa probleme në këtë qëndrim.
Së pari, nëse ne nuk e bëjmë këtë, ne de facto legjitimojmë, ulim kokën përpara batërdisë elektorale të Edi Ramës. Ne, de facto, i themi atij që nuk kemi një qëndrim të veçantë dhe i japim indirekt dritën jeshile që në zgjedhjet e ardhshme, ai të thellojë edhe më shumë krimin monstruoz elektoral.
Së dyti, ku dallon ky qëndrim në këto zgjedhje ndaj kësaj farse nga qëndrimi që është mbajtur në zgjedhjet e mëparshme?
Është e vërtetë se në zgjedhjet e vitit 2021 është folur për masakër elektoralë. Unë kam shkruar dy ditë pas votimeve se vota e qytetarëve shqiptarë, vdiq pa hyrë në kuti. Kam mbrojtur tezën në mënyrën më të përsëritur se Edi Rama nuk i fitoi ato zgjedhje. Unë këtë deklaratë e kam bazuar së pari në përdorimin nga Edi Rama, sipas faturave zyrtarë të Thesarit të Shtetit, të 93 milionë eurove në prill, që u disbursuan për familjet që kishin meremetime nga tërmeti. Po të marrim edhe të marsit, janë disbursuar 130 milionë. Me këto para, Edi Rama, i cili mori shumicën me vetëm 3 deputetë më shumë, jashtë çdo lloj dyshimi ia doli të blejë të paktën 6 deri në 8 deputetë. Ky veprim ishte një veprim flagrant që nuk mund të bëhej kurrë në fushatë elektorale.
Pikërisht për këtë arsye, unë deklarova se vota vdiq pa hyrë në kuti.
Faktori i dytë madhor që doli në pah në atë masakër elektorale, siç e quajti ish-kryetari i PD-së, ishte faktori patronazhist, i cili u armatos me të dhënat personale të 1 milionë qytetarëve, për të ushtruar të gjitha format e terrorit psikologjik mbi ta dhe që u denoncua para zgjedhjeve në mënyrën më të fuqishme nga Transparency International.
Çfarë ndodhi pas 25 prillit? A u mbrojt vota, a qëndroi PD në mbrojtje të votës? E vërteta është se ndodhi e kundërta. Edi Rama kishte korruptuar kreun e kësaj partie. Këtu në këtë seli gumëzhinin idetë për koalicionin në shtator me PS-në.
Në rast se do kishte ndodhur mbrojtja e votës herën e parë, kjo farsë e tmerrshme nuk do ishte kjo që është sot.
Kjo punë që po bëhet është e një rëndësie jetike në shumë aspekte dhe ne do i shkojmë me durim deri në fund. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/