Rama mbron draftin nga kritikët por kush i shpërndau lajmet e rreme...

Rama mbron draftin nga kritikët por kush i shpërndau lajmet e rreme për ndëshkimet drastike të Perëndimit ndaj Kurtit dhe Kosovës

248
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale në lidhje me debatet për draftin e tij për komunat me shumicë serbe në kufi.

Ai thotë se sulmohem nga ata që kanë frikë se humbasin armikun.

”Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, poston Rama në twitter.

Një ditë më parë Edi Rama lajmëroi se ka propozuar një draft për zgjidhjen e çështjes së asociacionit në veri të Kosovës.

Propozimi i tij erdhi një ditë pas shpërndarjes në një televizion kombëtar të një fake news në lidhje me një projekt për ndëshkime drastike ndaj Kurtit dhe Kosovës. Lajmi i transmetuar nga tv Klan nuk u konfirmua nga asnjë burim i besueshëm por ndërkaq u ndoq nga propozimi i Kryeministrit. Tv kombltare në Tiranë janë të njohura për transmetime të lajmeve të rreme me burim nga qeveria dhe që paraprijnë apo ndërtojnë kontekste për veprime të qeverisë më pas siç ndodhi edhe me draftin e Ramës. s.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY