Foto Ilustruese
Policia e Tiranës ka dhënë zyrtarisht një informacion paraprak për të shtënat me armë, mbrëmjen e sotme, te Komuna e Parisit.
Sipas policisë vendore, mësohet se rreth orës 21:05, te Komuna e Parisit, mbrapa një qendre tregtare, një person i paidentifikuar, i cili udhëtonte në një automjet tip BMW ngjyrë e zezë, ka qëlluar në ajër, dhe është larguar në drejtim të Selitës.
Për momentin nuk raportohen të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit Nr. 2, Shqiponjat si dhe grupi hetimor.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një gëzhojë, 7.62 mm.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/