Deputetët refuzuan rikthimin e Bashës. Kush drejtoi dhunën tek mbledhja e ...

Deputetët refuzuan rikthimin e Bashës. Kush drejtoi dhunën tek mbledhja e kryesisë së vulës

215
0
Shares

Vendimi i mbrëmshëm i kryesisë së PD ku janë anëtarë edhe persona që nuk kanë pasur lidhje ndonjëherë me të djathtën i dha goditjen finale ndonjë shansi të mbetur për bashkim, duke rikthyer sërish skemën e partisë së Bamir Topit në 2013.

Grupi i vulës u nda përgjysmë dhe deputetët ishin kundër njerëzve të Bashës.

Mbledhja e kryesisë  nisi rreth orës 18:00 të së martës dhe u mbyll rreth orës 2:30 të së mërkurës, ku anëtarët e kryesisë u ndanë në dy grupe.

Grupi i deputetëve, në përbërje të të cilit ishin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja dhe Sajmir Koreshi të cilët kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve së pari nëpër degë e më pas për kryetar, raporton news24.

Ndërsa grupi i dytë drejtohej nga ish-kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj, ish-kandidatët për kryetar bashkie, Roland Bejko dhe Agron Kapllanaj si dhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.

Në fund  te mbledhjes 17 nga 28 anëtarë të kryesisë votuan propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY