Grupi parlamentar i PD së vulës po diskuton sot në lidhje me të ardhmen e këtij grupi të opozitës ndërkohë që nuk ka qartësi apo propozime që të përfshijnë shumicën prej tyre. Ka një qasje të përbashkët për shumicën në lidhje me refuzimin që basha të jetë kryetar i ardhshëm i saj.
Deputetja Dhurata Cupi ka propozuar që të PD ta drejtojë Jorida Tabaku ose Gazment Bardhi.
Ndërsa vetë Bardhi ka kërkuar që të mos ketë zgjedhje të shpejtë të kryetarit të PD pa u diskutuar më parë kjo në strukturat e PD.
Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku dhe Flutura Açka nuk janë të pranishme pasi ndodhn në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa deputetja Merita Bakiu nuk është e pranishëm, për shkak se po merr pjese ne protestën e Borizanes.
Ndërkohë në mbledhje nuk është as Enkelejd Alibeaj, i cili pak kohë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i përkohshëm i kreut te PD.
Në qendër të diskutimeve është situata politike në vend, por edhe mbi procesin e riorganizimit të PD.
Te pranishem:
1-Arbi Agalliu
2-Xhelal Mziu
3-Qani Xhafa
4-Dhurata Cupi
5-Helidon Bushati
6-Ferdinand Xhaferri
7-Bledjon Nallbati
8-Zheni Gjergji
9-Lefter Geshtenja
10-Saimir Korreshi
11-Andia Ulliri
12-Ramadan Likaj
13-Gazment Bardhi
14-Flamur Hoxha
15-Dash Sula
16-Ori Nebiaj
Mungojnë:
1-Jorida Tabaku
2-Kreshnik Çollaku
3-Flutura Acka
4-Merita Bakiu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/