KAS rrëzon ankimimin e BF për Belshin, por 2 anëtarë rë KAS...

KAS rrëzon ankimimin e BF për Belshin, por 2 anëtarë rë KAS thyejnë celulën e PS

54
0
Shares

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzoi sërish kërkesën e koalicionit “BF” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh, ndërkohë që 2 anëtarë të KAS detyruan celulën e PS në KAS të rinumërojë kutitë në Belsh.

“KAS pasi  u tërhiq për vendim me shumicë votash rrëzoi kërkesën e ankuesit të subjektit ankimues “BF” në lidhje me këqyrjen e provave që janë të gjitha fletët e votimit të vlefshme dhe të pavlefshme për zgjedhjet në bashkinë Belsh. Megjithatë duke qenë se ankesa ishte bërë në bazë të nënti 136, pika 1 shkronja c e kodit zgjedhor, dy anëtarë të KAS në zbatim të pikës tre të këtij neni i kërkojmë KQZ që të paraqesë në cilësinë e provës të gjitha kutitë për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë Belsh dhe të gjitha kutitë e votimit që kanë të bëjnë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë. Seanca për këqyrjen e këtyre provave do të lihet nesër në datën 6 orën 13:30”, shpjegoi Ledio Braho.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY