Disa mijëra qytetarë protestuan mbrëmjen e së shtunës duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit Vuçiç.
Prej disa javësh opozita del në rrugët e qyteteve kryesore serbe për të protestuar kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiç. Opozita konsideron se ata janë përgjegjës për rritjen e e episodeve të dhunës në Serbi, që kulmuan me dy masakrat në fillim të majit.
Demonstruesit kërkuan mes të tjerash dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bratislav Gasic dhe kreut të shërbimeve sekrete Aleksandar Vulin.
Kjo është protesta e 5-të që mbahet në kryeqytetin serb nën sloganin “Serbia kundër dhunës”.
Protesta vijnë pas ngjarjes së rëndë në shkollë, ku një i mitur vrau 8 nxënës dhe rojet ndërsa një ditë më pas ku sërish një 21 vjeçar vrau 8 të tjerë në rrethinat e Beogradit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/