Tentoi të trafikonte lëndë narkotike në Shqipëri, përmes pikës kufitare rë Moriniz, vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, bazuar në inteligjencën informative dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijë të dytë, për kontroll më të imtësishëm, një automjet taksi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin taksi në të cilën udhëtonte si pasagjer shtetasi A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/