Saimir Tahiri vetëm pak orë pasi ka lënë qelinë në burgun e Kosovës në Lushnjë ka përshëndetur të gjithë ata që kanë besuar tek ai. Por ndërkaq Tahiri ka deklaruar se do të vijojë të kërkojë drejtësinë për të.
”Do vazhdoj te kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.
Të falenderoj me zemër ty, që ke besuar gjithmonë te gjithcka jam, e kam bërë unë!
Faleminderit dhe ty që ke gënjyer gjithmonë, duke me kujtuar çmimin e së vërtetës.
Pata mundësi të njihja padrejtësinë përballë. Tani kam mundësinë të kërkoj të drejtën pa kursim!
Faleminderit pamasë te gjithëve!”, shkruan Tahiri në rrjete sociale. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/