Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh sot kundër drejtimit kolegjial të PD. Drejtimi kolegjial është shkatërrim i opozitës, PD-në e shpëtuan primaret, tha Berisha.
Argumentat:
Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim.
Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën/
Unë di q drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë.
Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite.
Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot është skenari i shkatërrimi i opozitës por të shkatërruar kombin shqiptar.
Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.
Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë.
Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionit primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve.
Kjo bën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/