Skandali me zgjedhësit shëtitës/ Berisha: 15 përqind e votuesve të Tiranës ishin...

Skandali me zgjedhësit shëtitës/ Berisha: 15 përqind e votuesve të Tiranës ishin të tillë

62
0
Shares

Skandali me zgjedhësit shëtitës ka qënë një nga denoncimet e kreut të PD, Sali Berisha në një konferencë për shtyp në Tiranë. 15 përqind e votuesve të Tiranës ishin të tillë, deklaroi Berisha.

Faktet:

Më parë u kam njohur ju dhe kam denoncuar publikisht mbi gjysmë milionë zgjedhës shëtitës fantazmë, të cilët po i veçojmë rreth pas rrethi.

Mund t’u them se, ju informoj se në rrethin e Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, me një total prej 697 mijë votuesish, 102 mijë prej tyre janë votues shëtitës apo 15 përqind e votuesve të Tiranës.
Pra, Tirana ka 1 të pestën e votuesve shëtitës, votues të cilët potencialisht kanë votuar më shumë se njëherë, ose janë dënuar me mosvotim.

E para është shumë më e mundshme sepse një investigim pilot i bërë nga emisioni investigativ Piranjat, gjeti siç e dini, drejtori i Erion Veliajt, kishte regjistruar në katër apartamente bosh, nga katër zgjedhës në çdo apartament apo pesë. Pra gjithsej i kishte mbushur me banorë që nuk ekzistonin, përkundrazi zgjedhës të sjellë nga zona të tjera pasi kanë votuar atje, për të hedhur votën për Erion Veliajn.
Ky hetim po vazhdon dhe do të vazhdojë rreth për rreth, qendër për qendër, ne do bëjmë publike të gjithë këtë mekanizëm gjigant, shtesë manipulative të farsës elektorale maj 2023. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY