Qeveria, paratë e rindërtimit i çon për lustrimin e ministrisë së Drejtësisë

Qeveria, paratë e rindërtimit i çon për lustrimin e ministrisë së Drejtësisë

268
0
Shares

Dy herë është ndërtuar ministria e Drejtësisë që nga viti 2000, herën e parë kur e kishin pushtetin socialistët e Nanos, ndërsa herën e dytë para pak vitesh nën sundimin e regjimit të Rilindjes.

Nuk ka më asnjë nevojë për të hedhur para atje. Por qeveria sot vendosi të çojë të bëjë një riparim strukturash prej 2 milionë eurosh, një fond ku mund të ndërtohet nga fillimi ministria. Një shpërblim për Manjën me një tender të shëndetshëm.

Detajet e vendimit:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16, 25 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 250 489 332 (dyqind e pesëdhjetë milionë  e katërqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e treqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, për financimin e realizimit të projektzbatimit, me objekt “Përforcim struktural dhe rikompozim i godinës së Ministrisë së Drejtësisë”.
2. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Drejtësisë, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim” 01110, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, shtohet fondi prej                             50 097 866 (pesëdhjetë milionë e nëntëdhjetë e shtatë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) lekësh pa TVSH, për financimin e realizimit të projektzbatimit, me objekt “Përforcim struktural dhe rikompozim i godinës së Ministrisë së Drejtësisë”.
3. Caktimin e Ministrisë së Drejtësisë si njësi zbatuese, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në  “Fletoren zyrtare”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY