Pa asnjë shkresë dhe në mënyrë abuzive është ndaluar gjatë orëve të mbrëmjes nga policia e Shkodrës dhe është shoqëruar në komisariatin e Shkodrës n/kryetari i FRPD së Shqipërisë Arvit Bushati, njoftoi dega e PD në këtë qytet.
“Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhërat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj. Nuk është hera e parë që të tilla skena kryhen në Shkodër ndaj përfaqësuesve të opozitës, përmes ngjarjeve të inskenuara dhe tërësisht antiligjore, vetëm e vetëm për ti intimiduar dhe mbajtur nën presion. Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbështetësit e saj, përtej cdo skeme që do të tentojnë të vënë në zbatim. Partia Demokratike i bën thirrje policisë së shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhërave politik pasi do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që ti mbrojë përballë këtij skenari antiligjor që është ngritur në këto 10 vite në vend”, thuhet në deklaratën e PD.
Dega e PD në Shkodër deklaron se policia nuk jep asnjë shpjegim për arrestimin.
“Terr i plotë informativ mbi ndalimin e n/kryetarit të FRPD, Arvit Bushati. Policia e Shkodrës nuk pasqyron për median dhe publikun asnjë motiv të ndalimit të eksponentit të opozitës, duke ngritur pikëpyetje ligjore, por duke theksuar përdorimin politik të saj.
Partia Demokratike, Shkodër ka kërkuar sqarime për ndalimin e Bushatit, por është ndeshur me paqartësi të Policisë”, thuhet në një njoftim të orëve të vona.
Ndërkaq kryetari i FRPD, Besart Xhaferri ka dënuar arrestimin e drejtuesit rinor të PD në Shkodër.
Xhaferri: Dënoj me ashpërsinë më të madhe shoqërimin e N/Kryetarit të FRPDSH, Arvit Bushati, nga falangat e narko-policisë në Shkodër!
Edi Rama po hakmerret ndaj të rinjve Shkodranë që duan t’i dalin zot Shqipërisë dhe nuk nënshtrohen ndaj parave dhe diktatit të bandave të tija elektorale!
Policia e Shtetit përveç ndihmesës që beri ndaj bandave që terrorizuan votuesit Shkodran, është bërë de fakto dhe de jure, në kundërshtim të plotë të ligjit, një bandë që kërkon të terrorizoj të rinjtë demokratë deri në largimin e tyre nga Shqipëria!
I bëj thirrje Edi Ramës që të kontrolloj situatën që i ka dalë jasht kontrollit në Qarkun Shkodër dhe të liroj menjëherë Arvitin!
Llogaritë me Shkodrën i kanë bërë shumë gabim edhe etërit e tij kur e kanë pushtuar apo përgjakur atë!
Ne nuk do tolerojmë asnjë intimidim dhe ndalim anti-ligjor që individë të veshur me uniformën e shtetit duan të bëjnë ndaj të rinjve demokratë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/