Nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në mbështetje të ankesave të qytetarëve dhe të dhënave policore, si rezultat i veprimeve hetimore është realizuar kapja dhe arrestimi në flagrancë i Agim Shkjau, 49 vjeç, banues në Shkodër dhe Çesk Prela, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u bë pasi u merrnin personave të interesuar për të kryer kontrollin teknik të mjetit, shuma nga 1500 – 2000 lekë për çdo mjet.
Pranë ambienteve ku kryhet kontrolli teknik i automjeteve në Shkodër ( SGS ) dyshohej se persona të pa autorizuar qëndronin duke mbajtur radhën që krijohej nga automjetet që prisnin për kryerjen e kontrollit teknik me qëllim “shitjen” e saj në këmbim të shumave 1500 – 2000 lekë ndaj qytetarëve.
Nisur nga kjo situate është organizuar puna për mbikëqyrjen e situatës dhe si rezultat janë kapur në flagrancë 2 shtetas të cilët kryenin këtë aktivitet dhe janë hetuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në sektorin privat” gjithashtu u kryen veprime dhe për 6 shtetas për veprën penale “Korrupsion aktiv në
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për “Korrupsion aktiv në sektorin privat” i S. .C, 22 vjeç, banues në Shkodër; E. A., 26 vjeç, banues në Trush Shkodër; F. M., 29 vjeç, banues në Bushat Shkodër; B. B., 36 vjeç, banues në Postribë Shkodër; S. M., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe F. K., 30 vjeç, banues në Barbullush Shkodër.
Vazhdon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, dhe materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/