PS vjedh vota në Mallakastër, KAS i heq mandatin e këshilltarit opozitës

PS vjedh vota në Mallakastër, KAS i heq mandatin e këshilltarit opozitës

37
0
Shares

KAS këqyr fletët e votimit në një QV për Këshillin e Bashkisë Mallakastër ku konstatoi se PS kishte vjedhur shumë vota por mandati i hiqet Bashkë Fitojmë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore me nr. 78, me ankues subjekti zgjedhor “Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet” me objekt “Kundërshtimin e Tabelës së rezultateve për QV nr. 3239/00, të GNV nr. 01, datë 16.05.2023 të KZAZ-së nr. 62, Mallakastër”.

KAS pranoi provat e depozituara nga pala ankuese dhe shkresën e bërë nga anëtarët e grupit të numërimit dhe të KZAZ-së, ku pranojnë se kanë reflektuar në mënyrë jo të saktë shifrat në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit dhe vendosi të këqyrë fletët e votimit për këshill bashkiak në QV nr. 3239/00, Bashkia Mallakastër.

Nga këqyrja e fletëve të votimit rezultoi se PS nga 161 vota të miratuar nga KZAZ, u gjetën 98 vota, dhe PDIU nga 0 vota të miratuar nga KZAZ, u gjetën 63 vota.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe korrigjimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve (TPR) për këshillin e bashkisë Mallakastër, sipas gjetjeve të dala nga këqyrja e fletëve të votimit të bërë nga KAS.

Nga korrigjimi i vjedhjes sl PS, KAS i hoqi mandatin jo PS por Bashkë Fitojmë

Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën ankimore me nr. 76, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashke Fitojmë” me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 533, datë 18.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultateve për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Belsh, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”. Rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në të gjitha qendrat e votimit të njësisë zgjedhore, Bashkia Belsh dhe miratimin e tabelës përmbledhëse për zonën zgjedhore Bashkia Belsh duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në QV nr. 2565/01 IEVP Burgu Kosovë, të zonës zgjedhore Bashkia Belsh. Ndryshimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkie Belsh, duke mos përfshirë rezultatin e qendrës së votimit nr. 2565/01 IEVP Burgu Kosovë. Shpalljen si kandidat fitues për zgjedhjet për kryetar Bashkie Belsh të z. Bedri Qypi”.

KAS vendosi pezullimin e shqyrtimit, duke i lënë kohë palës ankuese deri ditën e Hënë, datë 05.06.2023, ora 12:30, për të depozituar fizikisht provat e relatuara gjatë shqyrtimit. Gjithashtu, KAS vendosi të kërkojë informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për 22 zgjedhësit e QV-së së posaçme IEVP Burgu Kosovë, lidhur me masën e dënimit, kohën kur janë dërguar këta zgjedhës në këtë IEVP, si dhe nëse janë në kushtet e ndalimit sipas parashikimeve të ligjit 138/2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY