Rikthehet vettingu ne polici shkarkohet drejtori i Lezhes

Rikthehet vettingu ne polici shkarkohet drejtori i Lezhes

47
0
Shares

Rikthehet vettingu ne polici ndërsa pas verifikimit të dosjes se drejtorit të Lezhes, Vehbi Bushati, është gjetur me mungesë dokumentacioni.

Detajet:

Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të
Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive
Profesionale;

PËR KËTO ARSYE
Trupa e Vlerësimit e Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, bazuar në nenin 32, pika 3, nenin 36 pika 1.1, nenin 44 pika 1.1, të ligjit nr.12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar,

V E N D O S I
1. Largimin nga pozicionet e përcaktuara në nenin 6 të ligjit 12/2018, i ndryshuar, të
subjektit të vlerësimit, z.Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të
Policisë Lezhë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY