Tom Doshi: Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Edhe komisionerët...

Tom Doshi: Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Edhe komisionerët ia dhamë ne

36
0
Shares

Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi tha në një intervistë për Top Story, se partia e Bashës mblshteti Benet Becin në Shkodër. Sipas tij kjo ishte një ndër arsyet e humbjes së Spahisë.

Ai tha se PD zyrtare edhe komisionerët ia ka gjetur PS.

Kemi rastin e Shkodrës, meqë atij i dhemb shumë Shkodra, se Shkodrën e ka rujt si kala, por fakti i Shkodrës është që… dhe po ja bëj të qartë Sali Berishës dhe gjithë shqiptarëve se në 2021 Partia Socialiste ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9800 vota, LSI ka marrë 7500 vota. Po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto shkojnë 34 mijë vota.

Plus edhe partia e Bashës… sepse Alibeaj ka qenë kot, një i emëruar aty, ka marrë rreth 6 mijë vota. Këto 6 mijë vota që ka marrë partia e Lulit kanë qenë kundër Bardhit (Spahisë) dhe po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto ku të çojnë? Benet Beci mori një rezultat sepse i kishte të gjithë këto faktorë me vete” – tha Doshi.

Ai iu përgjigj me “Po” pyetjes nëse PD-ja e vulës kishte mbështetur kandidatin e PS-së. Madje sipas tij, PS i kishte gjetur edhe komisionerë pasi ajo nuk kishte.

“Po. Partia e Bashës mbështeti Benet Becin në Shkodër. Komisionerët e partisë së Lul Bashës i ka gjet PS-ja se as komisionerë nuk kishin. Pra, Berisha ta kërkojë brenda llojit, të mos vijë ta kërkojë tek unë as tek Partia Socialdemokrate. As komisionarë nuk kanë pas” –tha Doshi.

“Nuk është rezultat surprizë. Partia është rritur gradualisht. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur shumë kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet thënë është i kënaqshëm. Nuk është se është surprizë, por është një frymë” – tha Doshi. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY