Rama bën gati listën e ambasadorëve të rinj, ende asnjë emër nga...

Rama bën gati listën e ambasadorëve të rinj, ende asnjë emër nga zonat e reja ‘socialiste’ në veri, kryesisht zona I operative

51
0
Shares

Tv top channel ka publikuar sot disa emra të rinj apo zhvendosje të ambasadorëve.

Mbështetur në burime nga komisioni i Jashtëm, top channel raporton se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë Mustafa Nano, gazetar i njohur afër Ramës për shumë vite.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.

Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të

Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Bie në sy që Rama nuk e ka hapur krahun në zona të reja të PS në veri pas zgjedhjeve. Natyrisht pushtetin e ka për zonën e I operative, këta të tjerët janë garnityrë. a.b

Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY