Tv top channel ka publikuar sot disa emra të rinj apo zhvendosje të ambasadorëve.
Mbështetur në burime nga komisioni i Jashtëm, top channel raporton se Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.
Vendin e Gjonit propozohet ta zërë Mustafa Nano, gazetar i njohur afër Ramës për shumë vite.
Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.
Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.
Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të
Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vienë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.
Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.
Bie në sy që Rama nuk e ka hapur krahun në zona të reja të PS në veri pas zgjedhjeve. Natyrisht pushtetin e ka për zonën e I operative, këta të tjerët janë garnityrë. a.b
Mbetet e paqartë nëse emri i tij është në listën e parë që pritet të mbërrijë në presidencë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/