DEKLARATA E PD/ Përshëndesim raportin e Komisionit të Jashtëm të PE: në...

DEKLARATA E PD/ Përshëndesim raportin e Komisionit të Jashtëm të PE: në linjë me shqetësimet tona”

45
0
Shares

“Përshëndesim raportin e Komisionit të Jashtëm të PE: në linjë me shqetësimet tona”, thuhet në një deklaratë të Patisë Demokratike të Shqipërisë.

Deklarata:
Partia Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian mbi zhvillimet në Shqipëri. Ky qëndrim është shprehur qartë në raportin e këtij Komisoni nën titullin “Shqipëria 2022”, ku pasqyrohen qartë disa prej shqetësimeve dhe alarmit që ka ngritur opozita shqiptare për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Teksti i paraqitur nga socialistja portugeze Isabel Santos u ndryshua me amendimet e deputetëve të Partive Popullore Europiane. Këto amendamente u mbështetën edhe nga europarlamentarët socialistë, të gjelbër e liberalë.

Lidhur me zgjedhjet e 14 majit raporti thekson se në “Shqipëri duhet të garantohet liria e partive politike qe te paraqiten në zgjedhje pa nderhyrje të paduhur nga shteti apo aktorë të tjerë”. Ky pasazh i referohet ndalimit të PD reale për të hyrë në zgjedhjet lokale me të gjitha atributet politike e ligjore që i përkasin. Mesa duket, per shkak të afateve, nuk janë paraqitur amendamente lidhur me problemet e ketyre zgjedhjeve

Raporti i PE shpreh “keqardhjen për shkeljen e rregullores së Kuvendit dhe shqetësimin për ngushtimin e hapësirës për rolin mbikqyrës të opozitës parlamentare përfshi edhe refuzimin për ngritjen e komisionit hetimor”.

Referimi eshtë për rastin e rrëzimit të kërkesës së PD për nje komision hetimor parlamentar për rolin e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.

PE i bën thirrje qeverisë që “të anullojë urgjentisht cdo nismë ligjore për amnistinë fiskalo-penale dhe pasaportat e arta. Këto skema janë kërcënim për BE dhe për Shqiperinë dhe do të bllokojnë qartazi progresin e integrimit Europian.

Parlamenti Europian “eshtë i skandalizuar për kontratën e Portit Durres me një kompani nga Emiratet e Bashkuara, edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizimi Asocimit me BE, dhe megjithë paralajmërimet e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”
Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit Durrës duhet të zbatojnë prokurimin publik sipas standardeve europiane të MSA.

PE shpreh shqetesimi pér regresin e lirisë së shprehjes dhe të medias, refuzimin e qeverisë për të dhene informacion, përpjekje per diskreditimin e gazetareve,

Gjithashtu kerkohet hetim pér shembjen e paligjshme te aseteve te lidhura me mediat e pavara nga qeveria apo kritike me te siç eshtë rasti i Prestige Ressort dhe 24 Neës TV.

Raporti shpreh gjithashtu shqetësim se nuk ka progres me pastrimin e parave të krimit si dhe me korrupsionin në nivelm të lartë qeveritar ku mungojnë denimet gjyqesore.

Propozuesot e ketyre amendimeve janë eurodeputetet Michael Gahler, David Lega, Lukas Mandl, Antonio Lopez Isturiz, Miriam Lexman, Peter van Dalen, Vladimir Bilcik, Zeljana Zovko e Arba Kokalari. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY