“Përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare, për të shuar opozitën“

“Përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare, për të shuar opozitën“

33
0
Shares

“Kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare, për të shuar opozitën”, deklaroi sot kreu i PD, Sali Berisha në një takim me kandidatë e kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 majit.

Sali Berisha: Një përpjekje mafioze shqiptare- ndërkombëtare për të asgjësuar opozitën shqiptare, dëshmoi në mënyrën më të turpshme.
Kurrë ndonjëherë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur, kaq antikushtetuese, kaq antiligjore nga mafia shtetërore shqiptare dhe ndërkombëtare, për të shuar opozitën në Shqipëri.

Kurrë nuk është bërë një përpjekje kaq e hapur për ta vendosur atë në kontroll të plotë të interesave mafioze të Edi Ramës.
Ju, të dashur kandidate dhe kandidatë, kryetarë të degëve, operuat në një situatë të jashtëzakonshme. Situatë me të cilën mafia shqiptare dhe ndërkombëtare, u përpoq të bëjë gjithçka që ne të mos ishim aktorë në zgjedhje në vendin tonë.
Krijoi çdo pretekst dhe mori çdo masë që ne të mos hynim në këto zgjedhje.
Edi Rama, me ndihmën e ish-ambasadores amerikane, McGonigalit me fustan, ndërhyri në procesin gjyqësor në kundërshtim me çdo parim të drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe i mori forcës politike vulën, logon, tre ditë para fillimit të fushatës, me qëllimin që kjo forcë politike të mos hynte në fushatë.

Por, ne nuk mund të binim viktimë e një akti antishqiptar, antidemokratik të mafies së Edi Ramës dhe George Sorosit. Kjo nuk mund të ndodhte.
Kurrë në historinë e një vendi të lirë nuk ka ndodhur, që koalicionit opozitar, t’ia caktojë kryetarin qeveria. Dhe ky përbën një nga aktet më të shëmtuara me qëllimin e vetëm për të goditur në zemër opozitën, për ta bërë atë fiktive.

Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur që 61 kandidatë në 61 bashki të vendit, të kenë zero financime publike. Dhe sot pas gjithë kësaj batërdie, përfaqësojnë mbi gjysmë milionë shqiptarë dhe taksat e tyre.
Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e një vendi, në historinë e Shqipërisë, që në kulmin e fushatës elektorale, qeveria të dërgojë zarfin ne 683 mijë pensionistë me 50 mijë lekë, duke shpalosur kështu platformën e hapjes, platformën e blerjes me vendime zyrtare të votës së shqiptarëve.
Nuk ka ndodhur kurrë që fushata elektorale të bëhet me rritje rrogash dhe në mes të fushatës të rriten rrogat. Këto nuk kanë ndodhur ndonjëherë.

Me gjithë këto, ju ia dolët të merrni gjysmë milionë vota. Ju ia dolët t’i thoni kësaj mafie antidemokratike, antishqiptare, se ky popull ka ideale demokratike. Se ky popull nuk pranon monizmin.
Kjo ishte një përgjigje përfundimtare ndaj atij skenari që kërkon të shkatërrojë kombin përmes shkatërrimit të opozitës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY