Javën e shkuar AFET, komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian miratoi raportin “Shqipëria 2022” në përgjigje të raportit përkatës të Komisionit Europian. Teksti i paraqitur nga socialistja portugeze Isabel Santos u ndryshua nga amendamentet e eurodeputetëve të Partisë Popullore Europiane. Këto amendamente u mbështetën edhe nga kolegët socialistë, të gjelbër e liberalë.
Lidhur me zgjedhjet e 14 majit raporti thekson se në “Shqipëri duhet të garantohet liria e partive politike qe te paraqiten në zgjedhje pa nderhyrje të paduhur nga shteti apo aktorë të tjerë”. Ky pasazh i referohet ndalimit të PD reale për të hyrë në zgjedhjet lokale me të gjitha atributet politike e ligjore që i përkasin asaj. Mesa duket per shkak të afateve nuk janë paraqitur amendamente lidhur me problemet e ketyre zgjedhjeve
Raporti i PE shpreh “keqardhjen për shkeljen rregullores së Kuvendit dhe shqetësimin për ngushtimin e hapësirës për rolin mbikqyrës të opozitës parlamentare përfshi edhe refuzimin për ngritjen e komisionit hetimor”
Referimi eshtë për rastin e fundit të rrëzimit të kërkesës së PD për nje komision hetimor parlamentar për rolin e kryeministrit Rama në skandalin McGonigal.
PE i bën thirrje qeverisë që “të anullojë urgjentisht cdo nismë ligjore për amnistinë fiskalo-penale dhe pasaportat e arta. Këto skema janë kërcënim për BE dhe për Shqiperinë dhe do të bllokojnë qartazi progresin e integrimit Europian.
Parlamenti Europian “eshtë i skandalizuar kontratën e Portit Durres me një kompani nga Emiratet e Bashkuara edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizimi Asocimit me BE dhe megjithë paralajmërimet e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”
Gjithashtu në raport thuhet se projekte si ai i Portit Durrës duhet të zbatojnë prokurimi. Publik sipas standarteve europiane të MSA.
PE shpreh shqetesimi pér regresin e lirisë së shprehjes dhe të medias, refuzimin e qeverisë për të dhene informacion, përpjekje per diskreditimin e gazetareve,
Gjithashut kerkohet hetim pér shembjen e paligjshme te aseteve te lidhura me mediat e pavara nga qeveria apo kritike me te siç eshtë rasti i Prestige Ressort dhe 24 News TV.
Raporti shpreh gjithashtu shqetësim se nuk ka progres me larjen e parave të Krimit si dhe me korrupsionin në nivelmtë lartë qeveritar ku mungojnë denimet gjyqesore.
Propozuesot e ketyre amendimeve janë eurodeputetet Michael Gahler, David Lega,, Lukas Mandl, Antonia Lopez Isturiz, Miriam Lexman, Peter van Dalen, Vladimir Bilcik, Zeljana Zovko e Arba Kokalari. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/