Si partizanët vranë familjen e Avni Rustemit në Libohovë. Lista me qindra...

Si partizanët vranë familjen e Avni Rustemit në Libohovë. Lista me qindra libohovitë të pushkatuar

757
0
Shares

Marrë nga faqja në Facebook, Lidhja Dytë e Prizrenit

TRAGJEDIA E LIBOHOVËS
Libohova e quajtur qyteza e kadilerëve dhe intelektualëve të shquar që punuan për forcimin e shtetit Shqiptar, vendi i Bejlereve u bë kurban i terrorit komunist. Gjatë Luftës N-ÇL u vranë 106 nacionalistë dhe patriotë të Libohovës, u dogjën 82 shtëpi të mëdha 2 dhe 3 katëshe, u grabit gjëja e gjallë dhe shkatërua ekonomikisht Libohova me urdher të Jugosllavit Miladin Popoviç i cili në atë periudhe gjendej pranë shtabit partizan në Zagori. Gjatë regjimit komunist Libohova nga vendi i Bejlerëve u bë vendi i fukarenjve (ku buka haej me oshaf). Shumë nga orenditë me vlera të familjes Libohova ju dhuruan Titos. Biblioteka e familjes Libohova u dogj dhe shkatërua me urdhër.
Po paraqes më poshtë kronollogjinë e fillimit të terrorit komunist mbi Libohovën.

1. Vrasja e Avni Voshtinës, vrasja e parë në Libohovë nga komunistat.
Në gusht të vitit 1942 me atentat vritet intelektuali Avni Voshtina pronari i një kafeneje në qendr të Libohovës. Ai dinte disa gjuhë të huaja dhe i përkthente klienteve të lokalit lajmet nga stacionet italiane. Organizata komuniste e qytetit Libohovë mer vendimin dhe i bëjnë atentat gjatë rugës që shkonte për në shtëpinë e vet. Në atë periudhe ushtria naziste dhe fashiste ishin në ofensivë, komunistët përkthimin e lajmeve e quajtën propagandë kundër ushtrisë së kuqe të Moskës.

2. Vrasja e Mahmut Totos
Po në të njëjtën natë i bëjnë atentat nga celula komuniste e Libohovës në shtëpinë e tij farmacistit Mahmut Toto, akoma nuk është kuptuar shkaku i vrasjes së farmacistittë njohur.

3. Vrasja e intelektualit Rukmedin Dino
Në 14 Shtator 1943 u kap në pabesi Rukmedin Dino i cili vinte nga Tirana dhe së bashku me Ramiz Lilen, Safet Tusunin dhe Braho Peça të cilët e shoqëronin i çojnë në Poliçan ku ndodhej shtabi partizan i Zonës dhe i egzekutuan.

4. Vrasja e Beqajve
Po kështu gjatë muajit Shator 1943, nga një skuadër teroristësh partizanë sulmohet stani veror i Beqajve i cili ndodhej në mal mbi Labovën e kryqit, pa asnjë shkak, të cilët i zunë në pabesi me kullauz me partizanë njerëz të afërm dhe i çuan në shtabin partizan në Poliçan . Gjyqi partizan i dënoi me vdekje 6 vëtë dhe bagëtinë ja rëmbyen. Deri në atë periudhë Beqajt mereshin vetëm me punët e tyre. Personat e egzekutuar ishin:
1. Shaban Beqo 65 vjeç
2. Kajtaz Beqo
3. Alush Beqo
4. Pëllumb Beqo
5. Dule Beqo
6. Fejzo Beqo

5. Vrasja e Rustematëve
Në një natë të errët në fund të Shtatorit fillim Tetori 1943, çeta teroriste komuniste sulmoi me egërsi lagjen Marinë, ku shpërthyen bomba dore, bomba zjarhedhese mbi banorë civilë( gra, pleq e femijë) të pambrojtur ku dogjën shumë shtëpi, shum banorë të plagosur, ngelën të vrarë 6 vetë. Asnjë se priste këtë hakmarje mbi lagjen Marinë dhe familjen e heroit të Popullit Avni Rustemi. Viktimat ishin:
1. Qazim Rustemi djali i vëllait të Avni Rustemit.
2. Kaso Rustemi djali i xhaxhait të Avni Rustemit.
3. Nexhmie Rustemit e shoqja e Kaso Rustemit.
4. Pëllumb Rustemi 15 vjeç djali i Kaso Rustemit.
5. Ahmet Ruçi 16 vjeç.
6. Malo Laze banor i lagjes Marinë.

6. Sulmi mbi Libohovën në tetor 1943
Në fund të Tetorit 1943,e gjith Libohova sulmohet nga forca të shumta partizane të ardhura nga gjith qarkori . Mbas një terrori mbi banorë të pafajshëm të Libohovës u torturuan dhe u vranë këta Libohovitë :
1. Tale Xhaxho 65 vjeç merej me bujqësi.
2. Nexhat Cico 60 vjeç merej me bujqësi dhe blektori.
3. Bahri Peça 40 vjeç merej me bujqësi dhe blektori
4. Mukin Ruçi 20 vjeç e morën të sëmurë nga shtrati dhe e pushkatuan.
5. Nelo Rudi një trim i rallë pjesmarës në luftën kundër andartëve Grekë në 1914.
6. Sehid Bejleri vritet në Teqe mëhallë.
7. Nezir Shuaipi 40 vjeç teneqexhi, vritet para shtëpisë.
8. Bajram Leko vritet në lagjen Kalista.
9. Mustafa Kodra vritet në lagjen Kalista.
10. Selam Beqiri vritet në lagjen Kalista.
11. Ahmet Idrizi 52 vjeç mësues, vritet para shtëpisë së tij.
12. Hiqmet Gugo ,44 vjeç, e çojnë në Poliçan dhe e egzekojnë.
13. Eqerem Gugo , i biri 17 vjeç, e çojnë në Poliçan dhe e egzekojnë.
14. Servet Bashaka e pushkatojnë në Labovën e Kryqit.

7. Në 17 Shtator 1943.
Kapen nga njësitet guerile në qytetin e Kavajës dy studentët Libohovitë që kishin mbaruar në Itali dhe pjesmarës në koferencën e Mukjes dërgohen në Pezë dhe pushkatohen :
1. Besnik Çano
2. Qeramudin Sulo

8. Vritet Hadi Kasimati.
Në fillim të tetorit 1943, Hadi Kasimati juristi i shquar Libohovit i cili jetonte në Korçë dhe ishte vetëm 25 vjeç , kapet dhe pushkatohet me urdhër të Enver Hoxhës.

9. Në 14 Shkurt 1944, Libohova u mbyt në gjak.
Natën e erët në orën 23.00 Libohova rrethoet me mbi 500 trupa partizane dhe me egërsi u lëshuan kundër popullit të Libohovës (gra,fëmijë, pleq) një teror i paparë. Lufta vazhdoi deri afër mëngjesit, lagjet Teqe mëhallë dhe Marinë ishin pothuajse të boshatisura. Agresorët afër mëngjesit mbasi vranë, plagosën, dogjën shtëpi u larguan për në Poliçan. Në Libohovë ra zia , dëgjoheshin vetëm vajtimet e nënave dhe grave në Loçan ku shumë nacionalishtë ngelën të vrarë e shumë të tjerë pa shtëpi, ushqime dhe të plagosur, një tragjedi e vërtetë që duhet mbajtur mend gjatë. Në këtë betejë dhanë jetën:
1. Shiko Peça ish komandant i çetës së Libohovës në Luftën e Vlorës 1920, patriot.
2. Xhevat Peça djali i Shiko Peçës .
3. Shefki Peça djali i Shiko Peçës.
4. Shezo Myslimi komandant i çetës së ballit kombëtar.
5. Sulo Bilibashi .
6. Sado Bilibashi.
7. Kadri Leko.
8. Masar Ruka
9. Braho Bano
10. Hasan Bano
11. Teme Hysa
12. Enver Hysa
13. Çerçiz Hysa
14. Mujo Çepo
15. Servet Çepo
16. Seit Roshi
17. Sulo Ruçi
18. Islam Ruçi
19. Daut Karavidha
20. Sherif Hunda
21. Teki Kodra
22. Shefqet Beqo
23. Tajar Beqo
24. Ramo Rustemi
25. Izet Tusuni
26. Eqerem Tusuni (i biri )
27. Baftiar Havo
28. Vedat Lulushi
29. Neshet Sinani
30. Neshet Shyti
31. Ramo Maçi
32. Xhelal Maçi

10. Në 19 Shkur 1944, pushkatohen me gjyqin partizan në Poliçan:
1. Riza Selami 75 vjeç
2. Hyse Zhuhuni poet popullor
3. Bilal Ruçi
4. Sefer Tusuni memec
11. Viktima të tjerë të terroristëve komunistë ishin:
1. Sulo Ismailati
2. Fehmi Kulla nga Nepravishta
3. Selami Bilibashi nga Nepravishta
4. Vesaf Hoxha nga Nepravishta
5. Nazif Alushi nga Nepravishta
6. Xhafer Alushi nga Nepravishta

12. Mbas marjes së pushtetit nga komunistët në 1944 u denuan me gjyq ushtarak:
1. Hysen Havo në vitin 1945
2. Nole Roshi në vitin 1945
3. Nevrua Beqiri në vitin 1945
4. Llahmi Rustemi në vitin 1945
5. Idajet Kulla në vitin 1947

13. U burgosën dhe u dënuan me burgime të rënda:
1. Amir Xhaxho
2. Elmaz Libohova
3. Sheqfqet Libohova
4. Is’han Libohova
5. Tomor Aliko
6. Bilush Rustemi
7. Selaudin Xhaxho
8. Ilia Verdhi
9. Miço Verdhi
10. Sevasti Verdhi
11.Amir Merdani
12. Hasan Merdani
13. Atif Merdani
14. Tefik Gabrani
15. Astrit Tusuni
16. Skëndo Tusuni
17. Hilmi Leko
18. Hajri Tata
19. Niaz Nallbani
20. Muhamet Bako
21. Hajri Neviri vdiq në burg
22. Shazivar Islami vdiq në burg.
23. Hyqmet Roshi vdiq në birucë me tortura.
24. Flamur Bilibashi
25. Demir Hunda
26. Selami Hysa
27. Selman Aliko
28. Duro Bilibashi
29. Ron Çobani
30. Hamid Kroi
31. Ali Qori
32. Siro Roshi
33. Mehmet Zaimi
34.Fitim Ruçi
35. Jupe Vedra
36.Iliaz Spahiu
37. Muharem Bejleri vritet në burg
38. Avdulla Selami
39. Dervish Bejleri
40. Nevruz Bejleri vdes në birucë
41. Fuat Asllani ish ministër
42. Suat Asllani
43. Abedin Nepravishta
44. Myzafer Pipa vdes në birucë
45. Arshi Pipa
46. Abaz Shehu vdes në burg
47. Sofie Verdhi
49. Zija Bejleri
50. Haki Lile
51. Shaho Lile
52. Asim Bejleri

14. Famile të internuara:
1. Ollga Libohova
2. Hasibe Lile
3. Veibe Lile
4.Selman Aliko
5. Fete Bilibashi
6. Izudin Çobani
7.Ibrahim Zaimi
8. Sehadete Tusuni
9. Xhelal Xhelo
10. Hajdar Islami
11. Sadika Tusuni

15. Familje të cilësuara kulakë:
1. Asim Bejleri
2. Hamid Ismailati
3. Izudin Çobani
4. Haki Lile
5. Karafil Beqo

Kalvari i vuajtjeve vazhdoi gjatë gjith viteve të pushtetit komunist, si në mjerimin ekonomik por edhe ne atë intelektual. Në çdo gjë lufta e klasave dhe biografia ishte mbi të gjitha. A mos ka përsëritje të historisë se shenja të hakmarjes dhe luftës së klasave nga Rilindja e sotme janë çdo dit evidente. Njerëzit e aftë dhe rinia çdo dit largohen nga Libohova.

Bexhet Cobani!

Credit Alice Margherita

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY