Goditje me thikë në Vlorë, 64 vjeçari në gjendje të rëndë në...

Goditje me thikë në Vlorë, 64 vjeçari në gjendje të rëndë në spital

89
0
Shares

Plagosi rëndë me mjet prerës (thikë) një 64-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 34-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “24 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit R. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY