Pas prishjes së ‘aparatit të gishtit’ në votime, mijëra vota fiktive në...

Pas prishjes së ‘aparatit të gishtit’ në votime, mijëra vota fiktive në emër të emigrantëve

77
0
Shares

Të paktën 10 % e qendrave të votimit nga afro 5200 të tilla votuan me identifikim manual dhe jo përmes gjurmës së gishtërinjve.

Kjo i dha mundësi qeverisë që përmes patronazhistëve të përgadiste lista votuesish që janë në emigracion në emër të të cilëve u hodh vota.

Prishja e aparatit identifikues ka qënë e qëllimshme dhe pjesë e skenarit pasi ato u vendosën të prishura në qendrat e votimit dhe nuk u prishën gjatë punës.

Aty ku këto pajisje nuk funksiononin komisionet e qendrave të votimit ishin të mangëta ose me vendime të KQZ, pa përfaqësues të opozitës reale.

Disa mijëra vota u hodhën në kuti me firma të falsifikuara kryesisht për PSD.

Është e çuditshme që këtë skenar nuk e kanë denoncuar as përfaqësues të opozitës gjithë këto ditë.

Po ashtu nuk është e vështirë të hetohet edhe nga SPAK. Mjafton të marrësh listat e votuesve në qendër dhe me firmë dhe t’i ballafaqosh me sistemin TIMS dhe gjendet lehtë që personat nuk kanë qënë më Shqipëri ditën e votimit. Nuk është nevoja ta bësh për 10% të qendrave të votimit. Mund të bëhet për fare pak dhe të përmbysësh rezultatin zgjedhor në të paktën 30-40% të bashkive.

Ditën e votimeve ka pasur vetëm komunikim verbal për pjesëmarrjen në të gjitha qendrat e votimit ndërsa komunikim zyrtar në faqen e KQZ ka pasur vetëm për afro 2800 qendra votimi. Arsyeja merret me mend.

Droni.al ka pasur informacione verbale në lidhje me këtë skenar. s.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY