Rama në Gjirokastër: Kjo fitore mund të na kthehet në një goditje...

Rama në Gjirokastër: Kjo fitore mund të na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot!

73
0
Shares

Kryeministri Edi Rama la të kuptohej sot se fitorja më 14 maj ishte një fitore nën stres dhe se mund të kthehet shumë lehtë në një përmbysje.

Ai pranoi se kanë bërë gabime në qeverisje, duke theksuar se kur mendon se ka ende drejtues në zyrat e shtetit që sillen si bajraktarë vota e 14 majit i duket e ekzagjeruar.

Nëse besimin që i kanë dhënë nuk ja kthejnë në shpërblim, Rama deklaroi se i pret një goditje shumë të madhe që askush nuk mund ta imgjinojë.

“Kur mendoj gabimet që kemi bërë, kur mendoj gjërat që nuk na bëjnë krenare, mua ky besim më duket marrje e një kredie shumë të madhe që për ta larë duhet një super investim nga cdo aspekt nga ana jonë.

Sa i përket humbjes së tyre dhe fitores tone dua që të gjithë ta kuptojnë, kam parasysh të zgjedhurit, veten time, deputetët, ministrat kryetarët dhe të atyre që marrin besimin tonë që vota e 14 majit nuk është një votë kënaqësie. Njerëzit nuk kanë votuar masivisht sepse janë të kënaqur.

Kur mendoj se ne kemi në qytetet tona akoma zyra shteti që ua përplasin derën njerëzve në fytyrë, kur mendoj që kemi shërbime larg të qenit dinjitoze, kur mendoj që kemi drejtues shteti që sillen si bajraktarë në zyrat e shtetit kjo votë me duket një besim i ekzagjeruar i njerëzve që ka brenda një rrezik të madh, që nëse ne nuk e shpërblejmë dhe nuk jemi në lartësinë e këtij besimi mund ta na kthehet në një goditje që askush nuk e imagjinon dot”, tha ndër të tjera Rama në Gjirokastër. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY