Qeveri po shkrin Akademinë Albanologjile duke e transferuar si sektor në Akademinë e Shkencave. Akademia Albanologjike është një institucion që ka pasur gjithnjë një rëndësi të madhe në lidhje me studimet shqiptare.
Për këtë ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha:
Shkrirja e Akademisë Albanologjike, një akt antikombëtar e antiligjor i Edi Ramës.
Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka pergatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjesuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm.
Këtu më poshtë keni raportimin e mediave për këtë akt antiligjor! #sb
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/