Reagon ashpër Presidenca e Kosovës për trazirat në veri të vendit

Reagon ashpër Presidenca e Kosovës për trazirat në veri të vendit

39
0
Shares

Ka reaguar Presidenca e Kosovës përmes shefit të kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në lidhje me tensionet në veri të vendit.

Vela, ka ndarë në Twitter një video ku shihet një makinë e një punonjësi të policisë duke u djegur ndërsa shkruan se strukturat kriminale të Serbisë kanë marrë urdhër për përshkallëzuar situatën në terren.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë në veri të Kosovës kanë marrë urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestues “paqësor” që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme kundër forcave të rendit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzimin”– shkruan ai.

Në 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sot sirena alarmi, kur para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë.

Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY