“Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë...

“Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi”

41
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në Parlament se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi, jam tronditur nga ajo që pashë pas arrestimit të Belerit

Argumentat:

Zgjedhjet u vodhën masivisht dhe ky është një krim i shëmtuar. Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shohë partinë e blerjes së votës të Tom Doshit, ju garantoj se Toma është vetëm një lejtnant i Edi Ramës në këtë proces.

Se Edi Rama ka blerë vota 3 deri në 4 herë më shumë se Tom Doshi.

Së pari, Edi Rama ka para pakrahasimisht më shumë se Toma.

Së dyti, ka të gjithë strukturat e shtetit për të realizuar votëblerjen.

Së treti, përveç parave, Edi Rama ka përdorur metodat më të hapura, ka përdorur zarfet, të cilët avoketërit e vjedhjes së vots që bërtasin në studio ‘rroftë hajduti’, duke dëshmuar një degradim të plotë të dinjitetit të tyre nga paratë e qeverisë.
Edi Rama çoi zarf për herë të parë në historinë e zgjedhjeve. Zarfin me 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë.
Ata që bërtatisn ‘rroftë hajduti’ bëhen palë e një krimi monstruoz.
Ne nuk ngremë akuza publikisht, janë fakte.

Pas këtyre zgjedhjeve janë përdorur studiot si zyra avokatie për hajdutët e votës. Do ju jap një shembull, një natë përpara votimeve, arrestuan në klubin e vet Belerin.
Unë po e shoh aty, ai ishte duke ngrënë picë me dy bashkëpunëtorët e vet dhe thanë e kapën në flagrancë duke shitur vota.

Çfarë pashë të nesërmen që më tronditi thellësisht. Pashë një nënë me tre fëmijë, që shkoi dhe u arrestua në 2 të natës, i la fëmijët në gjumë, e morën bashkë me djalin e madh, që edhe pushtuesi më i egër nuk kryente një akt të tillë. Dhe ajo nënë, në vend që të qarkullonte në të gjitha studiot televizive si dëshmia më e turpshme, më flagrante e një akti kryekëput politik kundër një qytetareje të pambrojtur, ajo nënë u zhduk.

Nuk shkoi një njeri t’i marrë një intervistë përveç intervistës së parë, sepse studiot u helmuan nga paratë e krimit që pagoi qeveria për t’i shndërruar në avoketër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY