Rama ‘në vendin e krimit të babait’. Shkon te ‘Havzi Nela’ por...

Rama ‘në vendin e krimit të babait’. Shkon te ‘Havzi Nela’ por nuk kërkon falje dhe pendesë

252
0
Shares

Në foto Rama në ambientet e gjimnazit

Kryeministri Edi Rama ishte sot në gjimnazin që mban emrin e poetit “Havzi Nela”, të varur në litar nga regjimi komunist edhe me firmën e Kristaq Ramës, babait të Kryeministrit.

Megjithëse ky ishte një rast pendese e falje për atë çfarë bëri i ati, ai nuk e bëri. Ai e komentoi vizitën si një moment i zakonshëm falenderimi r votuesit e Kukësit.

Havzi Nela” është gjimnazi më i madh në bashkinë e Kukësit, me rreth 1100 nxënës dhe një staf prej 90 mësuesish.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në Kukës vizitoi mjediset e reja dhe moderne të shkollës, të cilat janë zgjeruar me hapësira të bollshme dhe janë pajisur me mjete didaktike dhe laboratorë modernë për zhvillimin në mënyrë sa më cilësore të procesit mësimor, sipas tij ministres së Arsimit Evis Kushi.

Është shkollë qendër komunitare. Vitin e kaluar bashkia e Kukësit iu përgjigj thirrjes Ministrisë Arsimit për aplikuar me projekte për rikonstruksion shkollash dhe arriti fitonte me një projekt shumë ambicioz. Numri i përfituesve këtuështë i madh se vetëm nxënësit dhe mësuesit e shkollës sepseështë shkollë qendër komunitare, ku i gjithë komuniteti përfiton.Kemi marrë masat për t’i pajisur me banka, laboratorë, bibliotekë dhe gjithë mjediset e nevojshme. gjitha programet ne kemi jashtë orarit mësimor zbatohen miri, edheprogrami për artet dhe zejet, stërvitjet sportive etj.” shpjegoiMinistrja e Arsimit Evis Kushi, teksa bëri ditur se lajmi i mirëpër bashkinë e Kukësit është edhe këtë vit përfiton financimepër shkollat. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY