Basha, takim publik pas më shumë se një vit pa angazhim. Asnjë...

Basha, takim publik pas më shumë se një vit pa angazhim. Asnjë fjalë për manipulimin e madh zgjedhor

66
0
Shares

Deputeti Lulzim Basha doli sot në një takim publik mentë rinj duke lënë të kuptohet se do të përfshihet në një garë të mundshme për kryetar në PD, pa ofruar ndonjë zgjidhje për bashkim të palëve.

“Unë besoj se politika në këtë moment ka humbur çdo të drejtë që t’i kërkojë besim shoqërisë, por duhet t’i japë besim shoqërisë. Duhet t’i japë besim rinisë dhe jo me fjalë, por me akte. Mendoj që 14 Maji është data e skadencës përfundimtare të sistemit politik në Shqipëri. Të sistemit politik të ndërtuar pas ndryshimeve kushtetuese të 2008-s. Ndryshime të bëra në atë kohë nga kryeministri i kohës me kryetarin e opozitës së kohës, të dy janë akoma në skenën politike të cilët ngushtuan vendimmarrjen në pak duar. Të cilët pamundësuan që qytetarët shqiptarë të zgjedhin vetë kë duan si deputetë”, u shpreh Basha.

Basha kërkoi lista të hapura por nuk tha asgjë për manipulimin e madh zgjedhor.

Lulzim Basha deejtoi për 9 vjet në krye të PD-së duke shënuar 4 humbje elektorale. Më 21 Mars të vitit të kaluar ai dha dorëheqjen nga kryetar i PD. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY