Deputetë të PD, kërkesë Bardhit për bashkim të PD, çfarë tha Jorida...

Deputetë të PD, kërkesë Bardhit për bashkim të PD, çfarë tha Jorida Tabaku

73
0
Shares

Deputetë të grupit të vulës në PD janë shprehur se ka mundësi për bashkimin e PD pas largimit të Alibeajt nga drejtimi i PD.

Sipas tyre fakti se Gazmend Bardhi është në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike shihet si një mundësi shumë e mirë për bashkimin e demokratëve në të dy krahët.

Disa deputetë thanë se do t’i kërkojnë Bardhit që të ndërrmarrë një iniciativë për bashkim me Sali Berishën.

Sajmir Korreshi: Ne presim që të bashkojmë PD-në. Është turp që ne nuk mblidhemi bashkë. I bëj thirrje Bardhit që të marrë inictivë për bashkim.

Dashnor Sula: Jam krenar që kam mbështetur kandidatin e primareve në Elbasan. Kemi një përgjegjësi nga i pari tek i fundit. Përçarja është fatale për opozitën.

Enkelejd Alibeaj, që në këto zgjedhje nuk arriti të marrë asnjë bashki nuk përjashton rikthimin në krye të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, i cili e komandoi deri në një rikthim të tijin në skenën aktive politike.

“Secili  ka të drejtë të rikandidojë. Këtë e vlerëson anëtarësia”.

Por tentativa e Lulzim Bashës për të marrë drejtimin e partisë pas largimit të Enkelejd Alibeajt, që mori me vete kostot e disfatës së madhe elektorale, refuzohet nga deputetët e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazmend Bardhi.

Dashnor Sula: Qëndrimi im ka qenë i prerë. Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD-së. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një zgjedhje gabim.

Sajmir Korreshi: Unë mendoj se ka marrë koston elektorale.

Pas largimit të Alibeajt, Gazmend Bardhi i kërkoi Jorida Tabakut të marrë drejtimin e partisë, si nënkryetare e vetme, siç parashikon statuti.

Vetë Tabaku tha pas mbledhjes se është e nevojshme të mos përsëriten gabimet e së shkuarës dhe se çdo gjë duhet të bëhet në konsultim me deputetët dhe anëtarësinë.

Jorida Tabaku: Opozita në 14 Maj, humbje ndër më të thellat në 30 vitet e fundit. Të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Të nisim një tur dëgjese me të gjithë demokratët, me të gjithë qytetarët për të kuptuar se si mund të ringrihemi.

Pyetje: Do e pranoni postin dhe a do e nisni ju turin?

Jorida Tabaku: Çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me të gjithë deputetët. Unë jam duke u konsultuar se cila është rruga më e mirë dhe e rëndësishme është të mos përsëriten gabimet e së shkuarës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY