Dy vendime për kompensimet e ish pronarëve, cila është e reja

Dy vendime për kompensimet e ish pronarëve, cila është e reja

52
0
Shares

Çdo ish-pronari do i kthehet prona siç e ka pasur në momentin kur i është konfiskuar nga shteti, nëse ajo pronë do jetë e lirë, edhe pse nuk atakon ata që e kanë zënë më mënyrë antiligjore, theksohet në dy vendimet më të fundit për kompensimin e pronave të miratuara sot nga Këshilli i Ministrave.

Projektligjet parashikojnë se për ata ish-pronarë, prona e të cilëve është zënë me ndërtime informale apo do përdoret për interes publik, janë parashikuar shpërblime financiare.

Sipas të dhënave, 26 900 personave u është njohur e drejta e kompensimit të pronës. Për rreth 20 mijë prej tyre është bërë vlerësimi financiar, nga të cilët deri 974 janë kompensuar.

Me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, do të nisë edhe kompensimi për pjesën tjetër.

Për reth 7000 dosjet që kanë mbetur të patrajtuara për shkak të mbarimit të afatit të ligjit të vitit 2015, ish-pronarët duhet t’i ridepozitojnë këto dosje në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të nisur me procesin e njohjes apo kompensimit financiar, raporton tvklan. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY