Berisha: Rama mbylli hetimin për Salvator Kaçin, Armando Prenga është i lirë...

Berisha: Rama mbylli hetimin për Salvator Kaçin, Armando Prenga është i lirë edhe pse dhunoi veteranin e PD-së

45
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se Edi Rama mbylli hetimin për Salvator Kaçin, Armando Prenga është i lirë edhe pse dhunoi veteranin e PD-së.

Faktet:

Çfarë po ndodh tjetër? Gjithçka drejtohet nga Edi Rama.
Është ushtruar një terror i egër policor dhe jo vetëm policor, por edhe nga administrata e shndërruar në polici politike në mbarë vendin.
Diku, diku me akte mundësisht vdekjeprurëse. Bernard Ndrecës duan t’i inauguronin fushatën duke i marrë shpirtin në Va të Dejës.

Dy ditë përpara votimit, avokatit të nderuar, një mbështetës veteran i PD-së në zonën e Kurbinit, grupi kriminal i ish-deputetit Armando Prenga, vetë Armando shkon i thotë: mos u merr me zgjedhjet.
Këtij njeriu të nderuar, ditën e diel, në krye të detyrës, krimineli Prenga i dërgon vëllain dhe e godasin në kokë, në brinjë dhe e shtrijnë përtokë.
Ku janë këta? Të lirë, pa u hyrë ferra në këmbë.
Stiven Faqolli, djalë 22 vjeç, komisioner në Përrenjas, goditet barbarisht nga kryeplaku dhe i biri, në qendër të votimit, përgjaket.
Ku janë agresorët e tij? Të lirë pa asnjë gajle, i mbron Edi Rama.

Po jap rastet flagrante.
Salvador Kaçi, një figurë kombëtare e sportit në Shqipëri dhe një eksponent i rëndësishëm i PD-së, qeveritar vendor e me radhë, i dalin vrasësit me maska në mes të rrugës, duke pasur edhe djalin me vete. Arrin me një manovër të shoferit të shpëtojë këtij atentati.

Nis një hetim edhe për faktin se i biri i tij ka nënshtetas amerikan. Por çfarë bëhet me hetimin? Hetimin e mbyll Edi Rama, i cili e quajti trillim, pretendimin se Salvador Kaçit.
Cili është qëllimi? T’u thotë policisë dhe prokurorisë prishni çdo provë.
Nuk ka marrje në mbrojtje më të hapur se kjo të kriminelëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY