Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha kërkon komision hetimor parlamentar për zgjedhjet

24/05/2023
Berisha kërkon komision hetimor parlamentar për zgjedhjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha kërkoi sot Komision hetimor për farsën elektorale. Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral, tha ndër të tjera ai për ministrin e Drejtësisë.

Argumentat:

Ne kemi vendosur dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore të trajtimit, krejtësisht pa asnjë lloj reflektimi tjetër, përveç atij që shprehu Edi Rama se Kodi Zgjedhor është kinezëri. Është kinezëri për KQZ-në, për gjykatën që ka ngritur, pa le më për SKAP-in e partisë që është institucioni më i skllavëruar.
Çdo padi e jona është hedhur poshtë me absurditet, pa asnjë bazë ligjore nga SKAP-i i partisë.

Për SKAP-in rëndësi ka urdhri i Ramës. Po marrim vetëm aktin e blerjes së votës me shpërblim, me ryshfet të 670 mijë zarfave.
SKAP-i thotë se kjo lejohet në zgjedhjet lokale pasi kështu ka thënë KQZ-ja.
A ka dhunim më flagrant të ligjit se ky?
Kushtetuta kurrë në asnjë vend nuk mund të ndajë blerjen e votës në zgjedhje të përgjithshme dhe në zgjedhje lokale, përveçse në Shqipëri. Këtë e sanksionon Edi Rama, që thotë se Kodi Zgjedhor është një kinezëri.

Të gjitha çështjet e dërguara, janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë. Ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit, karteleve të drogës dhe bandave të tyre.
Prandaj, të dashur deputetë, duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për komision hetimor parlamentar për këtë farsë, më e turpshmja elektorale në historinë e Europës.

Ne po përgatisim raportin. Bota e krimit u vërsul e tëra kundër nesh.
U sollën bandat nga Dubai sepse i mungonin Durrësit, Lushnjes. U liruan nga burgu të tjerë. U përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate.
Burgje që votonin 100 përqind, njëlloj si në diktaturë për qeverinë. Nuk kishte ndodhur kurrë.

Në burgun e grave në Tiranë, 45 vota për hajdutin Erion Veliaj dhe vetëm vota e vëzhguesit për Belind Këlliçin.
Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgut për të terrorizuar të burgosur. Të burgosurit për krime të rënda janë kërcënuar se në rast se nuk bindin, nuk garantojnë kaq vota në burg, do transferohen në regjim special.

Komisioni hetimor do i nxjerrë të gjitha këto. Të gjitha këto janë të dokumentuara, se si kanë vepruar këta bosë nëpër burgje për të siguruar votat nëpër burgje. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Arrestohet në vend të Durim Banit, Lorenc Xhaja”

Mbetet në qeli Durim Bani, a do të transferohet nga burgu 313

28/02/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Arrestohet në vend të Durim Banit, Lorenc Xhaja”

Mbetet në qeli Durim Bani, a do të transferohet nga burgu 313

28/02/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

27/02/2026
VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.