“Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Belinda Balluku...

“Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën”

39
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një mbledhje të grupit parlamentar të PD se në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën.

Argumentat:

Në krye të krimit elektoral qëndron Salillari me Rrok Gjokën.

Salillari është kapur në flagrancë nga kandidati duke blerë vota.
Kurse Rrok Gjoka që ka 7 vite, merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm.
Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit.

Ajo ndante qendër votimi me biznes. Në Klos, demokratët e kapën tjetrin që ndante paratë, policia e fshihte kriminelin elektoral.
Këto janë vetëm disa nga aspektet.
Në Librazhd, ndihmat ushqimore ndaheshin haptas në supermarkete nga ish-shoferi i Ballës dhe zyrtarë të tjerë.

Bandat u hodhën në një sulm të egër kundër votës së qytetarëve shqiptarë, të gjitha nën regjimin e Edi Ramës.
Ndaj ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse zgjedhore.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY