Arrestohet për korrupsion zyrtari i bashkisë së Tiranës

Arrestohet për korrupsion zyrtari i bashkisë së Tiranës

54
0
Shares

Një zyrtar i bashkisë së Tiranës është arrestuar sot pas një denoncimi në media.

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Stop”, që bënte fjalë për një rast korrupsioni të kryer nga një shtetas që ushtron funksion publik, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit që shfaqet në video.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Korrupsionit arrestuan shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të bashkisë Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, njofton policia e Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY