Transportonte me furgon, kundrejt pagesës 300-1000 euro për person, 25 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Sekuestrohen automjeti furgon, një aparat celular dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 11”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
-S. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.
- Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi S. Z., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip “Benz”, u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 28-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/