Në PD për ideal e të mirën e vendit, jo për karrige...

Në PD për ideal e të mirën e vendit, jo për karrige e interesa personale

83
0
Shares

Nga Avokat Spiro Vaso *

spiro vaso, vogel

Spiro Vaso

Situata politike në vend kohët e fundit sa vete dhe po bëhet dhe më e nxehtë, kësaj mazhorance janë duke ju numëruar ditët mbrapsht. Partia Demokratike është e gatshme të mirëpres aspiratat e kësaj shoqërie, që u zhgënjye, jo më shumë se tre vjet më parë. Puna në PD ka filluar me kohë, për të ndërtuar një shtet, minimalisht të jetueshëm për shqiptarët. Për të ndalur hemorragjinë e ikjes masive të çdo lloj shtrese shoqërore, duke filluar nga të rinjtë. 
Njerëzit brenda strukturave të PD, që aspirojnë për të qenë pjesë e listave, apo për pushtet, janë të gatshëm dhe duhet të jenë të gatshëm për ndryshime të mëdha, si brenda ashtu dhe jashtë partisë.
Një strukturë partnere, siç është FRPD është një ndryshim i madh, më vete, që duhet respektuar dhe vlerësuar. Kjo pjesë e rëndësishme, pasi aty po gjen vetveten rinia e sotme e dëshpëruar nga ecejaket pa kuptim, pa shprese për një të ardhme më të mirë, duhet vlerësuar edhe me përfaqësim dinjitoz nga struktura bazë e deri në përfaqësim qendror. E dimë skepticizmin qe ngre shume pyetje, por shtylla bazë e PD është rinia. A nuk e meriton kjo strukture partnere, një model për tu ndjekur, për sa u përket vlerave më të larta të demokracisë brenda llojit?
Dëshira për të qenë pjesë e listës është shumë e madhe, këtu përfshihen të gjitha shtresat e shoqërisë që aspirojnë në Partinë Demokratike, duke filluar nga Intelektualët që s’duhen lënë jashtë, përfaqësues të të gjitha komuniteteve…
Një pjesë të konsiderueshme zë dhe rinia e FRPD-së që aspiron të jetë pjesë e listës. 35% e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme do të përbëhen nga anëtarë të forumi, deri 35 vjeç. Aspirata që dashur pa dashur mund të krijojë edhe hatërmbetje të vogla kalimtare, duhen mundësuar për të freskuar idetë dhe punën e PD. Jemi të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi që duan vullnet, dëshirë dhe punë të palodhshme duke respektuar të mesmen e artë që PD ka krijuar, respektin e vlerave.
Vendet janë të limituara, dëshira për pushtet është shumë e madhe, sfida e të gjithëve është fitorja e Partisë Demokratike për ata që e duan vërtet atë jo për KARRIGEN, por për IDEAL. Sfida të reja na presin, që vetëm bashkimi i të gjithëve na nxjerr faqebardhë, përballë këtij populli sa vital aq edhe të zgjuar. Të gjithë bashkë për një Shqipëri sa më të mirë.

* Anëtar i Këshillit Kombëtar të FRPD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY