Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se nëse nuk qëndrojmë ndaj krimit monstruoz elektoral, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente.
Argumentat:
Ju siguroj se radioskopia do bëhet e plotë. Votëbesimi është i domosdoshëm se është ligj i statutit.
Por ne jemi forcë politike serioze. Në rast se kthehemi në prill të vitit 2021, dy ditë pas zgjedhjeve unë kam bërë një artikull, ku kam shkruar se vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe kam thënë një të vërtetë.
Por kam kërkuar që të bëhet çdo qëmtim, çdo hetim, çdo përpjekje për të evidentuar gjithçka pësoi vota në ato zgjedhje.
Gjatë kësaj fushate, unë u kam premtuar shqiptarëve se PD do mbrojë votën, duke theksuar se nuk e mbron me armë, se mbrojtja e votës është një proces.
Unë ju kuptoj ju, por e konsideroj jetike se do ishte gjëja më e pandershme nëse ne do vinim në diskutim një rezultat pa fakte, pa dokumente të padiskutueshme.
Kur them se në këto zgjedhje janë marrë mandate, ne kemi fakte të pakundërshtueshme.
Shkodra ka njohur në ditën e votimit, terrorin e bashkimit të të gjitha bandave, që u bashkuan për të vendosur Shkodrën nën terror të votës.
Ndonëse të gjitha pollet e nxirrnin fitimtar Bardh Spahinë, ju e patë rezultatin që doli.
Autokolona e bandave me makina të blinduara kalonte nga qendra në qendër. Velipoja u vendos në pushtim të plotë nga Pëllumb Gjoka, i cili ka një motel dhe Edi Rama dhe Olsi i japin licencë për kazino edhe pse ligji thotë duhet hotel me pesë yje.
Nëse nuk qëndrojmë ndaj këtij krimi monstruoz, shanset e këtij vendi për zgjedhje janë inekzistente. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/