Albana Vokshi në një panel politik prestigjioz në Vjenë, çfarë tha në...

Albana Vokshi në një panel politik prestigjioz në Vjenë, çfarë tha në diskutim

40
0
Shares

Deputetja Albana Vokshi pjesë e një prej eventeve më të mëdha në Vjenë. Mesazhet që përçoi përmes panelit me personalitetet më të larta lidheshin me nevojën për demokraci në Shqipëri në vend të stabilokracisë.

Zv. Presidentja e Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane (EPP Women), Deputetja Albana Vokshi ishte e ftuar për të qenë pjesë e një prej eventeve më të mëdha që organizohet çdo vit në Vjenë “4gamechanger” me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta si nga politika, ashtu edhe nga media, sektori privat, kultura, shoqëria civile, etj.

Znj.Vokshi ishte pjesë e panelit: “E ardhmja e Evropës dhe roli i BE-së” në të cilin ngriti shqetësimin për problemet e mprehta të vendeve të Ballkanit perëndimor e kryesisht Shqipërisë: “Emigracioni masiv dhe korrupsioni”, të dyja të ndërlidhura. “Korrupsioni dhe krimi nxisin migrimin, migrimi lehtëson dhe ul rezistencën kundër krimit dhe korrupsionit.”

Si pjesë e panelit, por edhe në takime të tjera individuale, znj.Vokshi informoi të pranishmit për zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri, ku Partia shtet fitoi në më shumë se 90 përqind të bashkive. Ajo ngriti shqetësimin se zgjedhjet në Shqipëri, jo vetëm nuk ishin të lira e të ndershme, por qeveria ka krijuar një mekanizëm monstruoz për blerjen e votës përmes sistemit të patronazhimit, parave të pista të korrupsionit, krimit të organizuar dhe buxhetit të shtetit. Shqipëria, vendi më pro-perëndimor, pas zgjedhjeve të 14 majit eshtë më larg Evropës.

Sot në Shqipëri ka një fasadë pluralizmi, e jo një demokraci të vërtetë. Të kesh demokraci funksionale, duhet patjetër një opozitë e fortë. Në Shqipëri, u tentua të blihej, shitblihej e të shkatërrohej opozita. Sot në Shqipëri ka autokraci. BE flet për vende të tjera si Turqia, Rusia etj. Por Shqipëria nuk ndryshon nga ato, edhe pse zyrtarët e BE preferojnë të heshtin.

Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri, blerja e votës, përdorimi i administratës dhe i buxhetit të shtetit në funksion të pushtetit, kanë dëmtuar rëndë shtyllat e shoqërisë, duke bërë që të mbizotërojë korrupsioni, aktiviteti kriminal, pastrimi i parave, e kështu duke bërë që më të mirët më të talentuarit të ikin për të patur sukses ne vendet e tjera te zhvilluara.

Është pak e vështirë të shpjegohet në zemër të Europës, isesi në një vend që ka nisur negociatat për anëtarësim në BE, qeveria të kontrollojë drejtësinë dhe përmes saj, të krijojë një opozitë fasadë, duke bërë çdo përpjekje për të eliminuar opozitën e vërtetë.

BE ka vetëm një zgjidhje për Shqipërinë të përshpejtojë procesin e negociatave me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit perëndimor. Duke mos e pasur në fokus Shqipërinë, ka gjithnjë rryma të tjera që përpiqen mbushin vakumet që lënë institucionet e BE.

Znj. Vokshi kërkoi që BE të ketë në fokus Western Balkans, në mënyrë që në vend të stabilokracisë, të vendoset demokracia e vërtetë, dhe demokraci pa votë të lirë nuk ka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY